Sport

Ndeshje e tensionuar e Prishtinës në Bullgari

Descriptive Text

Sigal Prishtina e ka përfunduar pjesën e parë në avantazh ndaj skuadrës së Levskit 33:32 në kuadër të fazës së dytë grupore të Ligës Ballkanike. Megjithatë, dy çerekët e parë të kësaj ndeshje që po luhet në Bullgari ishin të tensionuar.

Në fakt, në dy raste gjatë këtyre periudhave pati fërkime ndërmjet lojtarëve të dy ekipeve. Fërkimi i parë, erdhi në fund të çerekut të parë kur një lojtar i Levskit tentoi ta qëllojë me grusht Devin Thomasin e Prishtinës.

Ndërsa, fërkimi i dytë erdhi në fund të çerekut të dytë ku intervenuan dy taborët për ta qetësuar situatën. Madje, ndërhyri është drejtori gjeneral i Ligës Ballkanike, Shay Shtriks.