Sport

Mahrez arrin marrëveshje me Romën

Descriptive Text

Ylli i Leicesterit, Riyad Mahrez ka arritur marrëveshje me Romën, raporton Goal.

Megjithatë, klubi italian ende nuk ka arritur marrëveshje me Leicesterin, transmeton Koha.net. Ndërsa në garë për të mund të rikthehet edhe Arsenali.

Por, nëse Arsenali do të rikthehet edhe një herë në garë për të varet edhe nga suksesi që “Topçinjtë” do të kenë në transferimin e Thomas Lemarit të Monacos.

Monaco tashmë ka refuzuar ofertën e Arsenalit prej 35 milionë euro për 21 vjeçarin, që duket se nuk duan ta shesin.

Kurse raportohet se oferta e Romës për Mahrezin është 23 milionë euro, por që pritet të rritet dhe të jetë më afër shumës që klubi anglez kërkon për 26 vjeçarin.