Sport

Arsenali transferon qendërmbrojtësin e ri shqiptar

Descriptive Text

Skuadra e Arsenalit e ka transferuar qendërmbrojtësin 16-vjeçar, Maldini Kacurri, përcjell “football.london” të martën.

Futbollisti i ri shqiptar është angazhuar nga Arsenali pasi është liruar nga Fulhami, ekip që bën gara në Championship.

Kacurri ishte përfshirë tek Arsenali në ndeshjen kundër Garuda Select, një program televiziv në Britani që ka të bëjë me futbollistët që mundohen t’ia dalin mbanë në futbollin evropian.

Bëhet e ditur se vendimin për transferimin e tij e ka marrë ish-qendërmbrojtësi i Arsenalit, Per Mertesacker, që tani e ka rolin e drejtorit të Akademisë së klubit nga Londra.

Kacurri po ashtu ka edhe dy paraqitje me Përfaqësuesen U17 të Shqipërisë.