Sport

Cagliari merr 24 lojtarë ukrainas

Klubi nga Serie A, Cagliari, ka marrë 24 lojtarë të rinj nga skuadra e divizionit elitar të Ukrainës, FC Minaj.

Këtë e ka bërë të ditur Cagliari nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare. Një përzierje e futbollistëve 13 dhe 14-vjeçarë të hënën kanë mbërritur në Sardenjë dhe tani do të jenë pjesë e ekipeve të rinjve të Cagliarit pas pushtimit rus të Ukrainës.

Për ata Cagliari ka siguruar akomodim, veshmbathje, ushqim, mësues dhe përkthyes.

“Një projekt sportiv dhe social lindi - në marrëveshje me Federatën e Futbollit të Ukrainës - për të provuar të rivendoset njëfarë qetësie dhe normaliteti përmes futbollit, me mundësinë që të gjithë fëmijët të fillojnë të luajnë dhe të kenë sërish argëtim. Sporti si instrument përfshirjeje dhe paqeje”, thuhej në njoftim.