Sport

Unitedi interesohet për lojtarin e Lepzigut

Descriptive Text

Konrad Laimer edicionin e ardhshëm mund të paraqitet në Premier League.

Interesim për 24-vjeçarin ka shprehur skuadra angleze, Manchester United, raportoi të martën gazeta gjermane “Bild”.

Mesfushori i Austrisë me skuadrën gjermane Lepzig ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm.

Austriakut nuk i është ofruar kontratë e re dhe gjasat janë të mëdha që në verë të largohet nga Gjermania.

Ai me klubin e Bundesligës gjermane ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar katër herë në 31 paraqitje.