Sport

Ruedigeri kërkon 135 mijë euro në javë

Antonio Ruediger nuk ka ende qëndrim të prerë për të ardhmen e tij. Gjasat janë të mëdha që ai të largohet si lojtar i lirë nga Chelsea, por “The Mirror” të martën raporton se mbrojtësi gjerman po kërkon pagë prej 135 mijë eurosh në javë.

Kërkesën e tij pritet ta realizojë Real Madridi, që është i vendosur ta transferojë reprezentuesin e Gjermanisë.

Interesim për Rudigerin kanë shprehur edhe dy gjigantët e futbollit evropian, Bayern Muencheni dhe Barcelona.