Sport

Evertoni nuk llogarit në Allanin

Mesfushori brazilian Allan do të largohet nga skuadra e Evertonit në verë, ka raportuar “The Sun” të hënën.

Bëhet e ditur se trajneri i Evertonit, Frank Lampard nuk llogarit në 31-vjeçarin, të cilin ekipi anglez është i gatshëm ta lirojë.

Për kartonin e Allanit, Evertoni po kërkon rreth 15 milionë euro dhe gjasat janë të mëdha që ai të kthehet në Serie A.

Allan ka kontratë me Evertonin deri në vitin 2023, ndërsa ekipit anglez iu bashkua në vitin 2020 nga Napoli.

Këtë sezon, Allan ka 26 paraqitje dhe tri asistime në të gjitha garat për Evertonin.