Sport

Sulmuesi Isak do të largohet nga Sociedadi

Alexander Isak pritet të largohet nga Real Sociedadi në fund të këtij sezoni, kanë bërë të ditur të martën mediat spanjolle.

Është ekipi spanjoll që ka vendosur ta nxjerrë suedezin në shitje gjatë verës duke e parë interesimin e skuadrave të tjera për shërbimet e tij.

Për ta lënë të lirë 22-vjeçarin, Sociedadi po kërkon të paktën 50 milionë euro. Isak është pjesë e Sociedadit prej vitit 2019, kur iu bashkua nga Borussia Dortmundi dhe me ekipin spanjoll ka kontratë deri në vitin 2026.

Këtë edicion, ai ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar tri herë në 33 paraqitje në të gjitha garat.