Sport

Kloppi flet për situatën e Salahut te Liverpooli

Juergen Klopp këmbëngul se nuk ka asgjë për të thënë rreth kontratës së re të Mohamed Salahut.

Trajneri gjerman ka zbuluar se nuk ka ende asnjë zhvillim në bisedimet me yllin egjiptian.

“Nuk ka asgjë të re për të thënë. Palët vendimtare po flasin me njëra-tjetrën dhe kjo është gjithçka që më duhet. Ai mund të vendosë në një mënyrë më të mirë ndonjëherë.

Ne e shohim Salahun çdo ditë në stërvitje dhe duke luajtur, nuk ka asgjë për t'u shqetësuar”, deklaroi Klopp.

Salah ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2023, por palët nuk kanë gjetur ende akordin për vazhdimin e kontratës.