Sport

Interi fiton derbin ndaj Juventusit

Interi ka shënuar fitore të madhe në “Allianz Sadium”, duke e mposhtur Juventusin me rezultatin 1:0.

Me këtë fitore Interi mban hapin në luftë për titull të kampionit në Serie A.

Golin e tri pikëve për Interin e realizoi Hakan Calhanoglu. Ai shënoi në minutat shtesë të pjesës së parë. Realizoi nga pika e bardhë.

Juventusi tentoi të barazonte rezultatin duke krijuar shanse shënimi, por pa konkretizim.

Me këtë fitore Interi është në pozitën e tretë me 63 pikë, kurse ka një ndeshje më pak të luajtur.

Juventusi është në pozitën e katërt me 59 pikë.