Sport

Las Vegas, nikoqir i ri i garës në Formula 1

Formula 1 vazhdon të rritet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi nga viti 2023, nikoqir i garës së tretë të sezonit do të jetë Las Vegasi, ka bërë të ditur të enjten “Skysportaustria”.

Gara pritet të mbahet në mbrëmje. Dy gara të “Formula 1” janë mbajtur në Las Vegas në vitin 1981 dhe 1982.

“Ky është moment i jashtëzakonshëm për Formula 1”, ka thënë drejtori menaxhues i garës, Stefano Domenicali.

Pista është e gjatë 6.12 km, përfshinë 14 kthesa dhe tri pjesë të pistës janë të gjata, ku mund të arrihet shpejtësia deri në 342 km/h. Në këtë garë duhet të përfundohen 50 xhiro.