Sport

Shaqiri: Atmosfera ishte e jashtëzakonshme, Kosova luajti mirë

Descriptive Text

Xherdan Shaqiri pranoi se ndeshja me Kosovën ishte shumë speciale, pasi stadiumi ishte i stërmbushur me tifozë dhe atmosfera ishte fantastike. Shaqiri ishte titullar te Zvicra në barazimin 1:1 kundër Kosovës në stadiumin “Letzigrund” në Zuerich.

Në fakt, ai ka thënë se ky ishte barazimi më i ëmbël në karrierë. Ai e vlerësoi lart Kosovën, por shtoi se i nevojitet edhe pak kohë dhe përvojë për të shkuar edhe më shumë përpara.

“Ndjenja ka qenë shumë speciale për mua sepse është hera e parë që kam luajtur kundër Kosovës, shtetit ku kam lindur. Ishte speciale me shikues që kishin stërmbushur stadiumin, dhe atmosferë fantastike. Kosova ka luajtur mirë, ka ekip të mirë dhe duhet të vazhdojë të luajë kështu edhe kundër ekipeve tjera të forta. Kosova ka cilësi, por i nevojitet më shumë përvojë. I nevojitet edhe pak kohë, por është në rrugë të mirë për të shkuar përpara”, ka thënë Shaqiri që pranoi se ka qenë ëndërr e tij ta përfaqësojë Kosovën.

“Normalisht, që e kam pasur ndërmend ta veshi fanellën e Kosovën dhe kam pasur ëndërr të luajë, por luaj për Zvicrës dhe jam krenar sepse ky shtet na ka dhënë shumë mua dhe familjes time. Kosovën e kam ekipin tim të preferuar dhe e përcjelli gjithmonë. Ky ishte barazimi më i ëmbël i karrierës time”.