Sport

Ulpiana ndahet me Tetovën

Ulpiana e Lipjanit ka ndarë rrugët me trajnerin Edlir Tetova.

rajneri nga Shqipëria e udhëhoqi skuadrën e Ulpianës prej korrikut të vitit të kaluar. Por Ulpiana aktualisht është e parafundit në Superligë dhe po lufton për mbetje në elitë.

Ka mbetur prapa në garën për ekzistencë, kurse në klub kanë vendosur për ndryshime para xhiros së 27-të. Ulpiana ka vlerësuar se trajneri Tetova me ndihmësit e tij kanë formuar një ekip të shkëlqyeshëm, por se në Superligë nuk kanë pasur fat. Ulpianën në vazhdim do ta drejtojë Fadil Ademi.