Sport

Berisha, zëvendësues i Haalandit

Descriptive Text

Përfaqësuesja e Norvegjisë në futboll ka luajtur të premten mbrëma miqësore me Sllovakinë. Norvegjezët kanë fituar me rezultatin 2:0, me golat e dy yjeve më të mëdhenj.

Fillimisht në minutën e 77-të, Erling Haaland shënoi për 1:0. Ndërsa rezultatin 2:0 e vendosi Martin Oedegaard në minutën e 80-të.

Te Norvegjia u aktivizua edhe sulmuesi kosovar, Veton Berisha. Ai në lojë hyri në minutën e 81-të në vend të superyllit Haaland.

Berisha 27-vjeçar, është pjesë e Vikingut në Norvegji.