Sport

Dortmundi insiston për Adeyemin

Skuadra e Borussia Dortmundit nuk është dorëzuar për transferimin e sulmuesit Karim Adeyemi nga Salzburgu në fund të këtij edicioni.

“Bild” ka raportuar se Dortmundi është i gatshëm të ofrojë 40 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit, të cilin po e sheh si zëvendësim ideal për norvegjezin Erling Haaland.

Adeyemi 20-vjeçar po shkëlqen këtë edicion me fanellën e ekipit austriak, për të cilin ka shënuar 19 gola në 36 paraqitje.

Reprezentuesi i Gjermanisë ka kontratë me Salzburgun deri në vitin 2024.