Eden Hazard nuk dëshiron të largohet nga Real Madridi. Sulmuesi i krahut ka vendosur ta respektojë kontratën me madrilenët që i skadon në vitin 2024.
“Marca” ka raportuar se Hazardi ua ka bërë me dije drejtuesve të klubit se nuk dëshiron të largohet në verë.
31-vjeçari nuk ka arritur të bindë me paraqitjet e tij te “Mbretërit”, duke pasur probleme të shumta me lëndimet.
Anësori belg ka startuar vetëm shtatë ndeshje në La Liga këtë sezon pas problemeve të shumta me lëndime.
-
25 mars 2022 17:25
-
Shpërndaje në: