Sport

Atletico pas Ziyechut

Descriptive Text

Atletico Madridi po kërkon të përforcohet për sezonin e ri. Trajneri Diego Simeone ka shprehur interesim për anësorin e Chelseat, marokenin Hakim Ziyech.

Sipas “Fichajes”, klubi spanjoll do t’i nisë negociatat me Chelsean për marokenin.

Simeone e sheh Ziyechun si përforcim të madh gjatë verës.

Atletico Madridi mund të ofrojë deri në 35 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit.

29-vjeçari ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2025.