Sport

Barça në bisedime me Decon, menaxherin e Raphinhas

Barcelona është në bisedime të avancuara me Decon, që është menaxher i futbollistit të Leeds Unitedit, Raphinha, ka shkruar eksperti i transferimeve të futbollit evropian, Fabrizio Romano.

Lojtari që luan në Premier League është synim i Barcelonës për afatin kalimtar të verës, por bisedimet mes klubeve ende nuk kanë filluar.

Edhe bashkëkombësi i Raphinhas, Antony i Ajaxit, pëlqehet shumë nga drejtuesit e “blaugranas”, por çmimi i tij është shumë i shtrenjtë.

25-vjeçari Raphinha vlerësohet 40 milionë euro nga faqja “transfermarkt”. Ka luajtur shtatë ndeshje për Brazilin dhe ka shënuar tri gola.

Ndërkohë, në Premier League, ka luajtur në 27 ndeshje dhe ka kontribuuar me nëntë gola e tri asistime.

Raphinha u lind në Porto Alegre, ndërsa Leeds Unitedit iu bashkua nga Rennesi në vitin 2020.