Sport

Ronaldo respekton Maqedoninë e Veriut

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut, do të përballet me Portugalinë në finalen e plejofit për Kupën e Botës “Katari 2022”. Ylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo ka kërkuar që të respektohet në maksimum Maqedonia e Veriut.

“Kemi bërë hapin e parë drejt objektivit tonë të madh, kualifikimit në Botërorin 2022. Nuk kemi bërë ende asgjë. Duhet të vazhdojmë të punojmë shumë dhe të qëndrojmë të fokusuar, të respektojmë rivalin, por gjithmonë të besojmë te cilësitë tona”, deklaroi Ronaldo.

Ndeshja ndërmjet Portugalisë dhe Maqedonisë luhet të martën nga ora 20:45