Sport

Man. United në kërkim të një trajneri të ri

Manchester United është nën presion për të marrë një vendim për të sjellë në krye të skuadrës një trajner të ri.

Sipas “Sportsmail”, drejtuesit e klubit janë duke kërkuar trajner të ri pasi Ralf Rangnick do të largohet në fund të sezonit. Sipas “Daily Mail”, dy emrat e lidhur me “Djajtë e Kuq” janë Maurico Pochettino dhe Erik ten Hag.

Pochettino mund të largohet në fund të sezonit nga Paris Saint-Germain pas eliminimit nga Champions League. Pochettino ka qenë edhe më herët i lidhur me klubin anglez. Urimet e Old Trafford thanë të enjten mbrëma se procesi po shkon sipas planit dhe është i përparuar mirë, por treguan se një njoftim për menaxherin e ri mund të jetë ende disa javë larg.