Sport

Publikohet çmimi i biletave për ndeshjen Itali – Shqipëri

Federata shqiptare e futbollit, ka njoftuar se ka nisur shitja e biletave për ndeshjen e eliminatoreve që Shqipëria e zhvillon ndaj Italisë në Palermo.

Çmimi i biletave për ndeshjen që zhvillohet në “Renzo Barbera” do të jetë 12 euro.

“Të gjithë sportdashësit dhe personat e interesuar të drejtohen pranë FSHF dhe te jene te pajisur me kartat e identitetit në mënyrë që të kenë mundësi për tu pajisur me biletën e ndeshjes”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.