Sport

Shqipëria zëvendëson Bajramin dhe Mihajn

Nedim Bajrami dhe Enea Mihaj nuk do të grumbullohen me Shqipërinë për ndeshjet e këtij muaji.

Mihaj ka rezultuar pozitiv pas testit për COVID-19, ndërsa siç shkruan në sajtin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Bajrami ka pasur simptoma gripale dhe temperaturë të lartë pasditen e të dielës.

Në vend të dy futbollistëve, përzgjedhësi Edoardo Reja ka ftuar Herdi Prengan dhe Endri Çekiçin.

Më 26 mars, Shqipëria luan ndaj Spanjës në udhëtim, ndërsa pas tri ditësh e pret Gjeorgjinë.