Sport

Empoli dhe Verona ndajnë pikët

Empoli dhe Verona kanë ndarë pikët duke luajtur baras të dielën me rezultatin 1:1.

Tek Empoli ndeshjen e kompletoi Kristjan Asllani derisa Nedim Bajrami luajti për 46 minuta në këtë takim.

Në bankën rezervë tek Empoli ishin edhe Ardian Ismajli dhe Samir Ujkani.

Vendasit kaluan të parët në epërsi me Federico Di Francescon në minutën e 26-të.

Verona barazoi rezultatin në minutën e 71-të me Matteo Cancellierin.

Empoli pas 30 ndeshjeve mban pozitën e 12-t me 33 pikë, ndërsa Verona renditet në pozitën e 10-të me 42 pikë.