Sport

Dolgopolov kërkon suspendimin e gjithë tenistëve rus

Descriptive Text

Ish-tenisti ukrainas, Alexandr Dolgopolov, ka thënë se autoritetet e tenisit po tregohen “shumë pasiv”, pasi sipas tij, të gjithë tenistët nga Rusia duhet të dënohen për shkak të luftës në Ukrainë.

33-vjeçari i ka thënë “BBC Sportit” se vendimi i marrë po i lejon rusët, përfshirë numrin një Daniil Medvedevin, të vazhdojnë të luajnë si neutral dhe se largimi i flamurit “nuk po ndryshon asgjë”.

“Lejimi i tyre të luajnë duke thënë pak fjalë se janë kundër luftës, nuk besoj se është e mjaftueshme”, ka thënë Dolgopolov.

Ish-numri 13-të i Botës, Dolgopolov, është kthyer në Kiev për t’iu bashkuar mbrojtjes së territorit të Ukrainës dhe ka pasur stërvitje ushtarake në përdorimin e armëve.