Sport

Shiffrini dështoi në Olimpiadë por e fitoi Kupën e Botës

Mikaela Shiffrin do ta përfundojë sezonin si kampione e përgjithshme e Kupës së Botës.

Skitarja amerikane e arriti triumfin e katërt në total, dhe barazohet me Lindsey Vonnin. Ajo e siguroi titullin e katërt më herët, pasi kanë mbetur edhe dy gara për t’u zhvilluar, në sezonin që përfshiu 37 gara gjithsej, dhe filloi në muajin tetor.

Shiffrini përfundoi në vendin e dytë në garën “Super-G” të enjten në Courchevel të Francës, prapa norvegjezes Ragnhild Moëinckel.

Rivalja e saj më e afërt në renditjen e përgjithshme, Petra Vlhova, përfundoi në vendin e 17-të. Sllovakja mbeti me 156 pikë, prapa Shiffrinit që në vendin e parë ka 236 pikë.