Sport

Paderborni zyrtarizon ftesën e Kosovës për mesfushorin Muslija

Mesfushori i Paderbornit, Florent Muslija do të grumbullohet me Përfaqësuesen e Kosovës javën e ardhshme për dy ndeshjet miqësore të këtij muaji. Ishte skuadra e Paderbornit, që ka njoftuar se Muslija tashmë ka marrë ftesë nga përzgjedhësi i ri i Kosovës, Alain Giresse për ndeshjet me Burkina Fason dhe Zvicrën.

Kosova më 24 mars luan në Prishtinë me Burkina Fason, përpara se të përballet me Zvicrën në Zuerich pesë ditë më vonë. Muslija 23-vjeçar ka debutuar me Kosovën në shtator të vitit 2019 dhe deri më tani ka shtatë paraqitje me “Dardanët”.

Ai në fillim të këtij viti u transferua te Paderborni që bën gara në Bundesligën 2 nga skuadra e Hannoverit. Këtë edicion, Muslija ka shënuar katër gola dhe ka bërë dy asistime në 21 ndeshje në kategorinë e dytë të Gjermanisë.