Sport

Klopp: Do të luftojmë deri në fund për titull

Foto: AFP

Trajneri i Liveproolit, Jurgen Klopp, shpreson që ekipi i tij të jetë kandidat për titullin e kampionit këtë edicion në Premier League.

Trajneri gjerman ka parashikuar garë të vështirë në luftën për titull.

“Ne do të vazhdojmë të jemi aty. Ne duhet të fitojmë ndeshjet tona. Sigurisht që ne jemi shumë ambicioz dhe shumë të vendosur për të bërë gjëra të shkëlqyera, por ne respektojmë shumë se sa të mirë janë Manchester City. Dhjetë ndeshje duhet të luajmë dhe ka disa vërtet të vështira. Çdo ndeshje në Premier League është e vështirë”, deklaroi Klopp.

Liverpooli të mërkurën do ta luajë ndeshjen e mbetur në Premier League ndaj Arsenalit. Liverpooli është i dyti në tabelë me 66 pikë, katër më pak se City që është lider.