Sport

Etrit Berisha shkëlqen në barazimin ndaj Interit

Torino ka arritur të marrë pikë të dielën në shtëpi ndaj Interit, duke luajtur 1:1.

Në këtë takim ka shkëlqyer portierit Etrit Berisha që e kompletoi ndeshjen te Torino. Portieri prishtinas bëri katër pritje vendimtare me kampionin aktual.

Nga minuta e parë u aktivizua edhe mbrojtësi i krahut, Mërgim Vojvoda.

Golin e parë e realizoi mbrojtësi Gleison Bremer. Ai shënoi në minutën e 12-të pas asistimit të Tommaso Pobegas.

Interi arriti të barazoi vetëm në minutën e 93-të. Ishte Joaquin Correa që realizoi pas asistimit të Edin Xhekos, për 1:1.

Me këtë barazim Torino ka 35 pikë dhe renditet në pozitën e 11-të. Interi pozicionohet në vendin e tretë me 59 pikë. Interi ka një ndeshje më pak të luajtur.