Sport

Roma barazon në fund ndaj Udineses

Roma ka arritur të marr një pikë në udhëtim te Udinese, duke luajtur 1:1.

Kryeqytetasit golin e barazimit e shënuan në minutat shtesë të ndeshjes nga pika e bardhë.

Në minutën e 15-të vendasit kaluan në epërsi përmes Nahuel Molina.

Roma arriti të barazoi rezultatin në minutën e 93-të. Nga penalltia i saktë u tregua Lorenzo Pellegrini, që realizoi për 1:1.

Marash Kumbullua nuk u paraqit në këtë takim shkaku i kartonëve të verdhë.

Roma mbetet në pozitën e gjashtë me 48 pikë. Udinese renditet në vendin e 14-të me 30 pikë.