Sport

Shaqiri asistoi në fitoren e Chicagos

Descriptive Text

Xherdan Shaqiri ka kontribuar me një asistim në fitoren e parë sezonale të Chicago Fire në MLS.

Chicago fitoi të dielën 2:0 kundër DC United, ndërsa Shaqiri asistoi për golin e parë të shënuar nga bullgari, Stanislav Ivanov në minutën e 32-të.

Për futbollistin kosovar të Zvicrës është asistimi i parë në dy ndeshjet e zhvilluara në kampionatin MLS.