Sport

UEFA hap procedurë disiplinore ndaj Al-Khelaifit dhe Leonardos

Presidenti i Paris Saint-Germainit, Nasser Al-Khelaifi, dhe drejtori sportiv Leonardo, janë duke u hetuar nga UEFA për konfrontimin me zyrtarë të ndeshjes, pas eliminimit nga Liga e Kampionëve të mërkurën nga Real Madridi.

Al-Khelaifi dhe Leonardo e panë skuadrën e tyre me epërsinë 2:0 me rezultatin e përgjithshëm, por më pas u eliminuan nga gara.

U raportua se dyshja i është afruar gjyqtarit holandez, Danny Makkelie.

UEFA tani është duke e hetuar rastin.

Gjyqtari Makkelie ka shkruar në raport se Al-Khelaifi dhe Leonardo “ia mbyllën derën” e dhomës së zhveshjes.

Trupi qeverisës i futbollit evropian do t’i marrë për bazë “parimet e përgjithshme të sjelljes” si dhe “sjelljen jo të mirë të lojtarëve dhe zyrtarëve”

Pas ndeshjes, trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino, ka thënë se goli i parë i Real Madridit, i cili u shënua në minutën e 61-të nga, krijoi ndjesi të padrejtësisë.

Pochettino tha se në Gianluigi Donnarumman pati ndërhyrje të palejuar.

Karim Benzema shënoi dhe i barazoi shifrat në 1:1, ndërsa në 17-të minutat tjerë, realizoi edhe dy gola tjerë për ta dërguar Real Madridin në çerekfinale.