Sport

Batatina pranon se Llapi është dashur ta mposhtë Drenicën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thënë se ekipi i tij është dashur ta fitojë ndeshjen kundër Drenicës.

Dueli i xhiros së 24-të mes Llapit dhe Drenicës, i luajtur në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, përfundoi me rezultatin 3:3.

“Dy pikë të humbura janë shumë për Llapin në këtë situatë. Ne është dashur t’i marrim tri pikë në këtë ndeshje. Rrezikova gjithçka pasi vendosa të sulmojë për të shpëtuar nga humbje, dhe arritëm ta marrim një pikë. Ishte një lojë e mirë dhe shumë atraktive”, ka thënë Batatina.

“Pranuam golin e parë në mënyrë naive, autogol. Pastaj edhe golin e dytë e pranuam nga pakujdesia e mbrojtjes. Golin e tretë nuk do ta komentojë. 11-të kanë pritur arbitrat për të marrë një vendim nga VAR-i”.

Me këtë barazim, Llapi mbetet i katërti në tabelë me 40 pikë, tetë më shumë se Drenica që mbetet në vendin e pestë.