Sport

Prishtina prezanton edhe Thomasin

Klubi i basketbollit Sigal Prishtina ka prezantuar edhe një basketbollist të enjten. Bëhet fjalë për qendrën amerikane, Devin Thomas.

26-vjeçari i gjatë 206 centimetra së fundi luajti në Estoni te Kalev/Cramo, ndërsa karrierë ka bërë edhe në Argjentinë, Izrael, Spanjë dhe Turqi.