Sport

Tielemansi favorizon kalimin te Reali

Descriptive Text

Mesfushori Youri Tielemans po dëshiron të transferohet te Real Madridi kur të largohet nga Leicesteri në fund të këtij sezoni.

Tielemans ka njoftuar ekipin anglez se dëshiron që karrierën ta vazhdojë diku tjetër dhe Reali është në mesin e ekipeve të interesuara për shërbimet e tij.

Belgu ka kontratë me Leicesterin deri në vitin e ardhshëm dhe vlerësohet ndër mesfushorët më të mirë në Premier League.

24-vjeçari ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë tri asistime në 33 ndeshje këtë edicion kurse është pjesë e Leicesterit prej vitit 2019 kur iu bashkua nga Monaco.

Kartoni i tij vlerësohet rreth 50 milionë euro, por Leicesteri do ta lë të lirë për 30 milionë euro në verë duke pasur parasysh faktin se Tielemans ka vetëm edhe një vit kontratë.

Krahas Realit, belgun e kërkon edhe Manchester City, Chelsea e PSG-ja.