Sport

Unitedi do të tentojnë transferimin e Lewandowskit

Manchester Unitedi po synon që në afatin kalimtar të verës t’i sigurojë shërbimet e sulmuesit polak Robert Lewandowski.

“Bild” shkruan se krerët e Unitedit tashmë kanë filluar ta përgatitin ofertën për ta bindur Bayernin në lirimin e Lewandowskit.

Sulmuesi 33-vjeçar është i lidhur me Bayernin deri në vitin e ardhshëm, por ende nuk ka dhënë shenja se është i gatshëm për të nisur bisedimet me klubin për rinovimin e kontratës.

Lewandowski është pjesë e ekipit bavarez prej vitit 2014 dhe në dy vitet e fundit është shpallur lojtari më i mirë nga FIFA.

Lewandowski edhe këtë edicion ka vazhduar me formën e shkëlqyer te Bayernit. Aktualisht, ai ka shënuar 42 gola në 35 paraqitje në të gjitha garat.