Sport

Pochettino pranon zhgënjimin

Trajneri i Paris Saint-Germainit, Mauricio Pochettino ka pranuar zhgënjimin e madh pas eliminimit në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve. PSG-ja, u mposht 3:1 nga Real Madridi për t’u eliminuar me rezultatin e përgjithshëm. Në dhjetë sezonet e fundit, kjo është hera e katërt që Parisi eliminohet në 1/8 e finales përkundër fitores në ndeshjen e parë.

“Paris Saint-Germaini e ka ndjekur Ligën e Kampionëve për disa vite tani. Jam shumë i zhgënjyer, i mërzitur - por këto gjëra mund të ndodhin. Javët e ardhshme nuk do të jenë të lehta”, ka pranuar Pochettino.

“Goli i parë e ndryshoi plotësisht lojën. Për një orë, ne ishim më të mirë se Real Madridi. Atmosfera ndryshoi në stadium. Ne bëmë disa gabime pas kësaj, nuk mund të them se nuk bëmë. Ndjenja më e keqe është se ishim ekipi më e mirë, por humbëm. Ne e humbëm ndeshjen brenda pak minutave”, ka thënë Pochettino, për të cilin mediumet franceze kanë filluar të shkruajnë se do të shkarkohet nga drejtuesit e klubit.