Bonucci shumë afër Milanit, publikohen detajet e transferimit

Bonucci shumë afër Milanit, publikohen detajet e transferimit

13 July 2017 15:49

Mediat italiane raportojnë se Juventusi nuk dëshiron përfshirjen e Mattia De Sciglios nëse dëshirojnë shitjen e Leonardo Bonuccit te Milani.

“Zonja e Vjetër” është duke menduar seriozisht për shitjen e mbrojtësit te kuqezinjtë dhe sot kanë kërkuar 45 milionë euro për të.

Rossonerët kanë ofruar 30 milionë euro dhe kanë përfshirë edhe Mattia De Sciglion, të cilin e vlerësojnë me 15 milionë euro.

Sky Sports Italy raporton se Juve nuk dëshiron që De Sciglio të vlerësohet më shumë se 10 milionë euro dhe nuk duan përfshirjen e tij në marrëveshjen për Bonuccin.

Kampioni italian së fundmi ka kërkuar 40 milionë euro për Bonuccin ndërsa De Sciglion mund ta blejnë më vonë, sesa të përfshihet në marrëveshje për 29-vjeçarin.

Peppe Di Stefano nga Sky Sports ka raportuar se ka një marrëveshje xhentëlmenësh që Milani ta blejë Bonuccin për 40 milionë euro, ndërsa Juve ta blejë anësorin e Milanit në një datë tjetër.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme