Sport

Rashford i pakënaqur me minutazhën te Unitedi

Descriptive Text

Marcus Rashford është i pakënauqr me minutazhën te skuadra e Manchester United, ka raportuar gazetari Fabrizio Romano nga burime të afërta me futbollistin anglez.

24-vjeçari këtë edicion ka luajtur 24 neshje në të gjitha garat dhe ka kërkuar qartësi nga drejtuesit e klubit. Me fanellën e Unitedit, reprezentuesi i Anglisë ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar dy herë.

Ai nuk pritet ta vazhdoj kontratën me Unitedin. Kontrata i skadon në qershor të vitit të ardhshëm.