Sport

Ekipi i F1 ndërpret kontratën me garuesin rus, Nikita Mazepin

Descriptive Text

Ekipi i Formula 1, Haas, e ka shkëputur kontratën me ngasësin e Formula 1, Nikita Mazepin, si dhe me sponsorin e tyre Uralkali.

Lajmi për shkëputjen e kontratës së ngasësit rus është bërë i ditur të shtunën, ndërkohë që Rusia vazhdon pushtimin e Ukrainës.

“Ekipi i Formula 1, Haas, ka vendosur ta shkëpusë kontratën me efekt të menjëhershëm me sponsorin Uralkali dhe me ngasësin Nikita Mazepin”, është thënë në komunikatë të skuadrës.

“Njësoj si pjesa tjetër e komunitetit të Formula 1, ekipi është i tronditur dhe i pikëlluar me pushtimin e Ukrainës dhe shpreson për një fund të shpejtë dhe paqësor”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Ky vendim do të thotë se asnjë ngasës rus nuk është regjistruar për garat e Formula 1 para nisjes së sezonit të ri.