Sport

Formula 1 ndërpret kontratën me Rusinë

Formula 1 ka marrë vendim për ndërprerje të kontratës me Rusinë, e cila po vazhdon luftën në Ukrainë.

F1 si masë të parë më herët mori anulimin e Çmimit të Madh të Rusisë për këtë sezon, por ushtria ruse vazhdon të mos heqë dorë nga pushtimi pavarësisht sanksioneve. 

Me ndërprerje të kontratës, nuk do të ketë më garë për Çmimin e Madh të Rusisë.