Sport

Basketboll, Ylli mposht Rahovecin

Golden Eagle Ylli ka shënuar tjetër fitore në Ligën Unike në basketboll. Të mërkurën mbrëma në Suharekë, Ylli e mposhti Rahovecin me shifrat 91:80. Ndeshja i ka takuar javës së 11-të të Ligës Unike, ndërsa do të llogaritet edhe për Superligën e Kosovës në basketboll.

Erjon Kastrati kishte ndeshje të madhe për Yllin. Ai realizoi 28 pikë, pesë kërcime e shtatë asistime. Kishte përqindje të lartë të saktësisë nga gjuajtjet.

Henrik Shirko ka shtuar 19 pikë, tetë kërcime e gjashtë asistime për Yllin.

Te Rahoveci është dalluar Tj Dunans me 21 pikë e tetë kërcime. Ivan Koleviq ka debutuar me 19 pikë, tetë kërcime e gjashtë asistime. Ylli është lider në Ligën Unike.