Sport

Verstappen pritet të nënshkruajë kontratë luksoze

Max Verstappen është afër që ta nënshkruajë një kontratë luksoze që do ta mbante atë te “Red Bulli” edhe për disa vjet të tjera, shkruan gazeta holandeze “De Telegraaf”.

Kontrata aktuale e kampionit të botës me “Red Bullin” skadon në vitin 2023, ndërsa gazeta holandeze ka thënë të mërkurën se ajo mund të zgjatet edhe për katër apo pesë vjet tjera.

Marrëveshja për holandezin 24-vjeçar, thuhet se sillet prej 40 deri në 50 milionë euro për një vit.

Do të ishte kontrata më luksoze në historinë e Formula 1.