Sport

Tek Atletico janë 35 lëndime brenda sezonit aktual

Me lëndimet e Geoffrey Kondogbias dhe Stefan Saviqit, numri i lëndimeve te skuadra e Atletico Madridit ka shkuar në 35, nga 19 futbollistë të kësaj skuadre.

Në fakt, Kondogbia, Saviq dhe Marcos Llorente, janë futbollistët të cilët kanë pësuar më së shumti lëndime në edicionin aktual për skuadrën që drejtohet nga Diego Simeone.

Megjithatë, në këtë statistikë, Barcelona dhe Real Madridi janë më keq. Lojtarët e dy gjigantëve të elitës së futbollit spanjoll janë përballur me 38 lëndime në total.

Atletico që është kampion në fuqi i Spanjës, ka 45 pikë në vendin e pestë, aq sa ka edhe Barcelona në vendin e katërt, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Real Madridi është lider me 60 pikë.