Sport

Skriniar tregon dobësitë e Interit

Milan Skriniar është i lumtur që u paraqit për herën e 200-të me Interin dhe shpreson të luajë edhe më shumë me fanellën “zikaltër”.

Kampioni në fuqi i Italisë, Interi, barazoi pa gola kundër rivalit të qytetit, Milanit, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Italisë të martën mbrëma.

“Derbi është gjithmonë i veçantë, me shumë raste për shënim dhe shumë presion në të dyja ekipet. Duhet të kemi freskinë që e kishim në ndeshjet e kaluara sepse nuk po shënojmë gola dhe po krijojmë më pak, por ne jemi Interi. Jemi ekipi i njëjtë që ishim më herët dhe kemi besim”, ka thënë qendërbmrojtësi sllovak për “Inter TV”.