Sport

Leicesteri fiton ndeshjen e mbetur ndaj Burnleyt

Leicester City e ka fituar ndeshjen e mbetur të xhiros së 22-të të Premier Leagues së Anglisë.

Ish-kampioni i Anglisë mposhti të martën Burnleyn me rezultatin 2:0. Të dy golat Leicesteri i shënoi në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes.

Të parin e realizoi në minutën e 82-të James Maddison, derisa tetë minuta më vonë, Jamie Vardy shënoi golin e dytë për fitoren e rëndësishme të Leicesterit në garën për mbijetesë në elitën e futbollit anglez. Lecesteri zë vendin e 12-të me 30 pikë, kurse nëntë më pak ka Burnley në vendin e 18-të.