Sport

Chelsea, Barça dhe Reali në bisedime me Kounden

Jules Kounde i Sevillës, është ndër mbrojtësit më të kërkuar, pas paraqitjeve të mira me skuadrën spanjolle.

Mediat e huaja shkrujanë se Chelsea, Barcelona dhe Real Madridi, kanë hyrë në bisedime me 23-vjeçarin.

Francezi pritet të bëjë një hap tjetër në karrierë gjatë verës, ani pse ka kontratë me Sevillan deri në vitin 2024.

Kounde vlerësohet rreth 60 milionë euro.