Sport

Kosovës i bashkohet volejbollisti më i mirë shqiptar

 

Në të ardhmen e afërt Përfaqësueses së Kosovës do t’i bashkohet aktualisht volejbollisti më i mirë shqiptar, Gazmend Husaj. Husaj është nga Kosova dhe ka suksese të mëdha ndërkombëtare. Ai deri më tani ka luajtur për Shqipërinë. Ishte kapiten dhe lider i padiskutueshëm i saj.

Por Husaj ka shprehur dëshirë që të luajë për Kosovën, ndërsa në fundjavë Federata e Volejbollit e Kosovës ka arritur marrëveshje me Federatën Shqiptare të Volejbollit.