Sport

Federata Ndërkombëtare e Xhudos pezullon Putinin

Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF) ka pezulluar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Nga IJF është njoftuar për vendimin. Putin është president nderi dhe ambasador i IJF-së.

Ai ka edhe shirit të zi në xhudo.

Ky është një prej shumë sanksioneve që kanë marrë federatat sportive në ditët e fundit, pas pushimit rus të Ukrainës.

Gara e Shpërblimit të Madh të Formula 1 e paraparë të mbahej në Sochi në shtator është anuluar.

Po ashtu është zhvendosur edhe finalja e Ligës së Kampionëve për këtë vit që ishte paraparë të mbahej në St. Petersburg. Finalja do të mbahet tash në Paris.