Sport

Batatina: Kam vështirësi ta bëj 11-shen

Descriptive Text

“E kam shumë të vështirë ta bëj 11-shen titullare sepse kam lojtarë shumë kualitativ”, është shprehur trajneri i Llapit, Tahir Batatina, pas fitores ndaj Malishevës 3:0 të shtunën.

“Mendoj që djemtë bënë maksimumin. Mirë që nuk pranuam gol. Të gjithë lojtarët ishin të gatshëm dhe nga ana jonë ka qenë e rëndësishme të marrim tri pikë, të jemi të kujdesshëm dhe tani të vazhdojmë për ndeshjet e radhës. Llapi ka një skuadër me djem cilësor, kualitativ. Kam shumë lojtarë kualitativ. E kam shumë vështirë të bëj 11-shen, por mundohem të bëj ndryshime brenda ndeshjes, varësisht prej kundërshtarit. Rezultatet e Llapit janë falë punës së djemve. Jam shumë i kënaqur”, ka thënë Batatina.

Trajneri Batatina ka vlerësuar po ashtu se Valmir Veliu dhe Kastriot Selmani, janë dy futbollistët më të mirë në elitën e futbollit të Kosovës.