Sport

Busquetsi synon pensionimin në Inter Miami

Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets, synon që vitet e fundit të karrierës aktive si futbollist, t’i mbyll te skuadra Inter Miami në ligën MLS të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Tek Inter Miami është folur shumë në muajt e fundit se mund të përfundojnë edhe dyshja e sulmit, ylli argjentinas Lionel Messi, dhe ai uruguaian, Luis Suarez.

“Mundo Deportivo” ka shkruar të shtunën se Busquets ëndërron një pensionim të tillë, me dy ish-bashkëlojtarë.

33-vjeçari Busquets e ka të fituar Kupën e Botës, Kampionatin Evropian, tri herë Kupën e Botës për klube, tetë herë La Ligën spanjolle dhe tri herë Ligën e Kampionëve.

Me Barcelonën është paraqitur në 663 ndeshje në të gjitha garat. Ka 16 gola të shënuar dhe 42 asistime gjithsej.